Ministri i Arsimit i Francës, Jean-Michel Blanquer tha se 22 shkolla në vend ishin mbyllur për shkak të rasteve me COVID-19.
“Në Francën kontinentale, 12 shkolla janë aktualisht të mbyllura nga një total prej më shumë se 60 mijë, i cili është një numër i vogël.
Me 10 shkolla në ishullin e Reunion, ka një total prej 22”, tha Blanquer, transmeton Telegrafi.
Kur më shumë se 12 milionë studentë u kthyen në shkolla të martën, disa sindikata të prindërve dhe mësuesve shprehën shqetësimin në lidhje me planet për të rihapur klasat kur virusi u përhap.
Ministria e shëndetësisë regjistroi më shumë se shtatë mijë infeksione të reja në 24 orët e fundit për herë të dytë në dy ditë, krahasuar me një rekord 7,578 të regjistruar më 31 Mars, si dhe një rritje të shtrimeve në spital.
Ndryshe, Franca deri më tani ka regjistruar mbi 300 mijë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 30706.