Pasi u shfaq me flamurin kuq e zi për festën e Pavarësisë, Drake së shpejti do vizitojë Shqipërinë.

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Reperi me famë botërore, Drake pasi u shfaq me një zhaketë të kuqe me famurin shqiptar në shpinë në ditën e Çlirimit të Shqipërisë, në videoklipin e këngës së tij të re, “Polar Opposites”, ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë.

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, reperi tha se në vitin 2024 do të realizojë një tur botëror, por edhe do të vizitojë vende që nuk i ka vizituar, si për shembull Shqipërinë.

“Padyshim do të bëj një tur në 2024-ën. Dua të udhëtoj më shumë. Nuk kam qenë në Itali, Tokyo. Nuk kam qenë kurrë në Shqipëri”, tha ai.

Mesa duket Drake do ti bashkohet listës së VIP-ave me famë borërore, duke vizituar së shpejti Shqipërinë për të shijuar bukuritë natyrale të vendit tonë.

Kujtojmë që në tekstin e këngës së tij të fundit, artisti ka treguar se ka qenë i dashuruar me një vajzë shqiptare, e cila quhet Mariana.

“Mariana, ti më theve besimin. Pse duhet të dëgjosh propagandën? Ne sapo thyem akullin, dhe tani ne të dy po largohemi. U tregova i sjellshëm, nuk e kuptoj, duhet ta lini motrën të jetë zëri i arsyes, ose është teksti juaj që po e lexoj gabim, ose janë thjesht veprimet e tua mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, e di vetëm se tensioni po rritet…”– thuhet në këngën e artistit.

Të ngjashme