Pasojat e përgjakshme të mitit serb

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 08:20 | Nga

Dikush i referohet datës 15 e dikush 28 qershor. Kurrkush nuk e konteston vitin 1389. Shpatat tashmë ishin mprehur.

Dy taborët ishin vendosur përballë njëri-tjetrit. Rapsodët po ua thoshin këngëve epike për t’iu dhënë zemër dhjetëra e mijëra luftëtarëve mesjetarë. Gjakrat po nxeheshin në prag të përplasjes së madhe. Po pritej urdhri i shpërthimit të betejës ndërmjet popujve të krishterë të Ballkanit dhe osmanëve myslimanë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Afër vendit ku bashkohen Llapi e Sitnica po përplaseshin trupat e koalicionit ballkanik, që në radhët e veta kishte edhe luftëtarë të popujve të tjerë evropianë, dhe pushtuesit aziatikë që kishin këputur Bosforin me synimin që ta fusnin nën thundër kontinentin e vjetër.

Për fushëbetejë ishte zgjedhur Fusha e Kosovës, që ndryshe njihet edhe si Fusha e Mëllenjave. Luftëtarët i jepnin zemër njëri-tjetrit në shtatë gjuhë. Koalicioni i Ballkanit prihej prej Princit Lazar të perandorisë serbe që kishte marrë teposhtën. Në ballë të osmanëve në yrysh drejt Evropës ishte vetë sulltan Murati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme