Hapësirat ku janë vendosur banerat me ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, janë pastruar nga mbeturinat nga aktivistët e organizatë “Let’s Do It Kosova”. Luan Hasanaj nga kjo organizatë, ka shkruar se ata që u sakrifikuan për liri nuk e bënë atë që ta mbulojmë vendin me bërllok. “Vërtetë #liriakaemer, por ata […]
Pastrohen hapësirat ku janë të vendosur banerat e Thaçit e Veselit “Heronj të luftës dhe paqes”

Hapësirat ku janë vendosur banerat me ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, janë pastruar nga mbeturinat nga aktivistët e organizatë “Let’s Do It Kosova”.
Luan Hasanaj nga kjo organizatë, ka shkruar se ata që u sakrifikuan për liri nuk e bënë atë që ta mbulojmë vendin me bërllok.
“Vërtetë #liriakaemer, por ata që sakrifikuan gjithçka për #liri nuk e bënë atë që ta mbulojmë vendin me bërllog”, ka shkruar ai.














