Pasuria e ministres Rizvanolli: Banesë, mbi 200 mijë euro nëpër banka dhe veturë në vlerë 16 mijë euro

Prishtinë | 06 Maj 2023 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artanze Rizvanolli e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar se posedon një banesë në vlerën e 66 mijë eurove, por që thotë se e ka dhuratë nga prindërit.

Ministrja posedon veturë Renault në vlerë 16 mijë eurove të cilën thotë se e ka blerë nga kursimet.

Por, pasuria e saj më e madhe është nëpër banka. Znj. Rizvanolli ka deklaruar mbi 200 mijë euro para të gatshme.

Kurse, të ardhurat vjetore familjare janë rreth 30 mijë euro.

Të ngjashme