Patriku Irinej: Kuvendi i Kishës serbe diskuton për Kosovën në maj

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 11:53 | Nga

Patriku serb Irinej i tha gazetës “Danas” të Beogradit se “nuk do të ketë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), porse do të pritet seanca e rregullt në maj, në të cilën temë kryesore do të jetë Kosova e Metohia”, transmeton Koha.net.

Gjashtë peshkopë të Kishës serbe kanë kërkuar nga Sinodi të thërrasë Kuvendin e jashtëzakonshëm të Kishës për të diskutuar e marrë qëndrim për Kosovën “në momentin historik të saj” në të cilën ndodhet.

Siç është shprehur patriku, për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit kanë mbërri vetëm tri kërkesa, ndërsa që thirrja të jetë valide nevojitet më shumë se gjysma trupit hierarkik dhe atij legjislativ të Kishës Ortodokse Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme