Trajnerët Besim Brahimi dhe Kreshnik Shala kishin dyshime nëse Patriot Behrami është i gatshëm të garojë si senior në dy turnetë e boksit, atë të Shkupit “Gongu i Artë” dhe “Adem Jashari” që u mbajt në Mitrovicë.
Frika e dy trajnerëve kishte të bënte me moshën e re dhe se mund të dëmtohet në vitin e tij të parë si senior, shkruan sot Koha Ditore.
Por insistimi i madh i boksierit të talentuar të Kosovës, Behramit, bëri që Brahimi dhe Shala t’ia japin rastin për t’u futur në përfaqësuesen e Kosovës për të dy turnetë. Dhe, bënë mirë që i besuan.
Behrami 19-vjeçar muajin e kaluar në turneun “Gonu i Artë” fitoi çmimin boksieri më luftarak, kurse në “Adem Jashari” u shpall boksieri më i mirë.