Pavarësisht kërkesës së Bashkimit Europian, Qeveria se ka në rend dite heqjen e taksës 100%

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht kërkesës së Bashkimit Europian, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të rregullt nuk pritet të tërheq vendimin për taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, kanë bërë të ditur për klankosova.tv, se një gjë e tillë nuk është në pikë të rendit të ditës, por në lidhje me këtë ka diçka tjetër.

Në këtë mbledhje të sotme të Qeverisë së Kosovës pritet të merret vendim që të lirohen nga taksa mallrat e porositura në Serbi, para datës së vënies së këtij vendimi.

Në takimin e fundit që pati delegacioni shtetëror me ndërmjetësuesen  e bisedimeve Kosovë- Serbi, Federica Mogherini, Bashkimi Europian mësohet se ka kërkuar që taksa ndaj produkteve serbe të hiqet.

Por për një gjë të tillë edhe pas deklaratave të komisionerit Johannes Hahn, kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk e di se për çfarë kërkesash bëhej fjalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme