Pazzini e quan debutim ëndrrash paraqitjen e parë në La Liga, pasi shënoi gol dhe atë kundër Realit.
Real Madridi është thelluar në krizë, pavarësisht disa fitoreve në muajin janar. Levante është skuadra e radhës që ka ndal Los Blancos, duke barazuar 2-2.
Në këtë ndeshje debutoi për Levanten ish sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini, që shënoi golin e një pikë për vendasit kundër Realit në fund të takimit.
“Ishte debutim ëndrrash, natë fantastike për mua dhe ekipin”, tha ish sulmuesi i Interit, Milanit e Italisë për “BeIN Sports”.
“Inkuadrimi në lojë dhe shënimi për Levanten në La Liga, kundër Real Madridit… ish thjesht gjithçka fantastike dhe e bukur”, shtoi italiani.