PD-LSI kërkojnë Komision Hetimor për DSIK

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbështetur Presidentin Ilir Meta për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarin e DSIK, në rastin e pajisjes me çertifikatë sigurie të Gent Cakajt, i propozuar nga kryeministri për ministër të Jashtëm, transmeton Klan Kosova.

Dy grupet parlamentare të opozitës i janë drejtuar Kuvendit me një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar.

Kërkesa bëhet për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të institucioneve shtetërore për rastin e shkeljes së ligjit nga DSIK.

Kërkesa e opozitës për komision hetimor merr shkas nga informacionet zyrtare të paraqitura në dekretin e Presidentit për refuzimin e dekretimit të Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme