Ekonomia Online
FUNDIT

PD në Gjakovë organizoi tribunën shkencore “Feja, Kombi dhe Shteti”

PD në Gjakovë organizoi tribunën shkencore “Feja, Kombi dhe Shteti”

Për nderë të përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës, dega e Partisë së Drejtësisë në Gjakovë organizoi sot tribunën shkencore me temën “Feja, Kombi dhe Shteti”. Penalistët e kësaj tribune, akademik Feti Mehdiu, Dr. Alban Dobruna dhe Mr. Valter Nasufi theksuan aspektet e veçanta të kësaj problematike duke parashtrua argumente shkencore për rëndësinë e […]

Për nderë të përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës, dega e Partisë së Drejtësisë në Gjakovë organizoi sot tribunën shkencore me temën “Feja, Kombi dhe Shteti”.

Penalistët e kësaj tribune, akademik Feti Mehdiu, Dr. Alban Dobruna dhe Mr. Valter Nasufi theksuan aspektet e veçanta të kësaj problematike duke parashtrua argumente shkencore për rëndësinë e qartësimit dhe dallimit të koncepteve fetare nga ato ideologjike, përvojave të shtetit shqiptarë në marrëdhëniet me institucionet fetare në vitet e para të shtetëndërtimit pas shpalljes së pavarësisë, dhe aspekteve bashkëkohore të relacioneve ndërmjet institucioneve fetare, kombit dhe institucioneve shtetërore.

Në fjalën e tij pas diskutimit përmbajtjesor nga pjesëmarrësit e tribunës, Kryetari i PD-së Ferid Agani theksoi rëndësinë e ngritjes së përmasave dhe cilësisë së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe institucioneve fetare të vendit, mbi bazat e Kushtetutës dhe legjislacionit në fuçi, në shërbim të ngritjes së mirëqenies së përgjithshme kombëtare dhe avancimit të drejtë të shtetndërtimit të vendit.

Image may contain: one or more people and indoor

Image may contain: 2 people

Image may contain: 1 person

Image may contain: 16 people, people sitting, suit and indoor

Të ngjashme