Një Degë e Partisë së Ferid Aganit ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme, duke e lënë përgjegjës Shpend Ahmetin për lejimin e përdorimit të hapësirave publike për organizime private.
Sipas PD-së, organizime si BeerFest duhet të bëhen në ambiente të mbyllura pasi “sjellin degjenerim të të rinjve”.
“Dega e dytë e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë me rastin e lejimit të organizimit të BeerFest në sheshin ‘Zahi Pajaziti’.
PD vlerëson se organizime të tilla sjellin incidente dhe degjenerim të popullatës, sidomos së moshës së mitur dhe të rinisë.
“Komuna e Prishtinës nuk duhet të lejojë që hapësira publike të uzurpohet e të dhunohet, dhe se organizime të tilla duhet të jenë të mbyllura dhe jopublike”.
“BeerFest” nuk promovon kurrfarë vlerash edukative a kulturore sa për ta uzurpuar sheshin e Prishtinës, e t’i privojë qytetarët nga mundësia e shfrytëzimit të sheshit për disa net”.
“Ky skandal me të miturit është i përvitshëm dhe për këtë duhet të japë llogari kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti”.