PDK: Bahtiri po i përzë investitorët potencialë

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 12:40 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë, akuzon kryetarin Agim Bahtiri, për ikjen e investitorëve nga Mitrovica. Sipas PDK-së rasti i fundit është me kompaninë holandeze “Green Soil Kosovo – LLC”,  e cila iku nga Parku i Bizneseve në Mitrovicë.

Në vazhdim e gjeni komunikatën e plotë të PDK-së, dega në Mitrovicë:

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Mitrovicë, shpreh shqetësimin e thellë për ikjen e investitorëve potencial nga Mitrovica, si pasojë e neglizhencës dhe papërgjegjësisë së kryetarit të komunës, Agim Bahtiri.

Ai është duke i shfrytëzuar të gjitha potencialet e komunës për ta forcuar biznesin personal, në ndërkohë që nuk tregon as kujdesin më të vogël për bizneset tjera dhe për investitorët e interesuar.

Ikja e kompanisë holandeze “Green Soil Kosovo – LLC”, nga Parku i Bizneseve në Mitrovicë, është rasti më eklatant i qasjes diskriminuese të kryetarit Bahtiri ndaj investitorëve potencial. Drejtuesit e kësaj kompanie në një shkresë drejtuar kryetarit Bahtiri, kanë bërë të ditur se arsye e largimit të tyre është neglizhenca dhe papërgjegjësia komunale ndaj tyre.

Ata kanë treguar se për një përgjigje nga zyra e kryetarit kanë pritur më ditë të tëra dhe pa rezultat. Poashtu kanë përmendur edhe gjendjen e infrastrukturës në Parkun e Bizneseve që nuk i plotëson kushtet për investitorët.

E keqja është se kjo nuk është kompania e vetme që është detyruar të ikë nga Mitrovica. Gjatë kohës sa është duke qeverisur Bahtiri janë shuar shumë biznese, është rritur numri i atyre që kërkojnë punë dhe gjithashtu është rritur numri i atyre marrin asistencë sociale.

Në ndërkohë ai e ka vënë komunën në shërbim të biznesit të tij, ndërsa qytetarët mitrovicas i ka kthyer në skllevër. Në fund të mandatit e ka nxjerrë në shesh fytyrën e tij të vërtetë dhe qëllimin e vetëm për të përfituar duke keqpërdorur gjendjen e rëndë ekonomike.

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Mitrovicë, e indinjuar me qasjen e tij ndaj investitorëve, kërkon që të ndërpritet kjo praktikë, meqë është duke i bërë një dëm të madh qytetarëve të Mitrovicës. Ai e ka hapur një fabrikë për të përfituar vetë, por është duke i mbyllur shumë të tjera nga të cilat do të përfitonin mitrovicasit.

Në shtojcë keni argumentet e ikjes së investitorëve nga Mitrovica:

ankesa e investitorit 2 ankesa e investitorit 1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme