Në tryezën e katërt të debatit, të organizuar nga Instituti për Studime Politike i Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, u trajtua tema: Çfarë PDK-je duam në Dekadën e Re? A mundet PDK-ja pas shtetformimit dhe avancimit të shtetësisë, ta modernizoj dhe ta bëj atë me nivel karshi shteteve te BE-së?
Në këtë tryezë debati, morën pjesë Akademik Arsim Bajrami dhe deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi Dragusha, theksuan të arriturat dhe sfidat aktuale të partisë Demokratike të Kosovës.
Akademik Bajrami, të rinjve të pranishëm, ua bëri të ditur disa nga të arriturat dhe kontributin e PDK-së, gjatë shtetformimit dhe shtetndërtimit, por theksoi ai, sot, kërkohen vlera të reja që prezantojnë këtë parti. Po ashtu, ai theksoi vetitë dhe vlerat e drejtuesve të PDK-së, të cilët i karakterizon guximi, aftësia, modestia, përkushtimi për unitet, orientimi euro-atlantik.
“Dekada e Re, afron dhe mobilizon të rinjtë dhe ka në fokus të rinjtë. Kjo nënkupton se ju ecni rrugës së kësaj dekade pa përvojat tona të paraluftës dhe çlirimit të vendit. Ju sot, në përcaktimin e vlerave tuaja, këto përgjegjësi nga e kaluara nuk ju rëndojnë, por vlera juaj, aftësia juaj, kapaciteti juaj për të çuar çështjet jetike të të rinjve përpara”, theksoi Arsim Bajrami.
Akademik Bajrami theksoi se zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia, perspektiva euro-atlantike, arsimi cilësor dhe ndërmarrësia me inovacion, janë disa nga prioritetet e Dekadës së Re, për të rinjtë tanë.
Ndërsa deputetja Evgjeni Thaçi Dragusha, vuri në pah aktivizmin e rinisë si elementin thelbësor të saj.
“Ju duhet të merrni përgjegjësinë, ashtu siç sot kanë marrë përgjegjësi edhe ministrat e PDK-së, të cilët janë të gjithë në moshë të re dhe rrugëtimin politik e kanë filluar nga Rinia Demokratike”, theksoi Znj. Thaçi Dragusha, duke shtuar se vlerat e rinisë janë vlera e shtetit tonë.
Në fund, Akademik Arsim Bajrami dhe deputetja Evgjeni Thaçi Dragusha dhe Arben Gecaj, u përgjigjën në pyetjet e parashtruara nga të rinjtë e strukturave të degëve të Rinisë Demokratike.