PDK dhe AAK arrijnë koalicion në Prizren

Prishtinë | 11 Nën 2017 | 13:09 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nëshkruar koalicion në Prizren afër një javë para mbajtjes së balotazhit, njofton Klan Kosova.

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, është në balotazh me atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, partia e të cilit dje arriti marrëveshje në Prizren me Nismën Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, ka thënë se prej dy opsioneve që kanë qenë, Shaqir Totaj ka qenë opsioni më i mirë, duke u nisur edhe nga vlerat e tij intelektuale.

“Me vendi mtë organeve të partisë kemi vendosur që ta përkrahim”, tha Kabashi mes tjerash për klankosova.tv

Kabashi po ashtu tha se kanë pasur një takim edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, por që ky takim nuk ua ka mbushur mendjen që ta përkrahin këtë parti në balotazh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme