PDK i reagon ministrit Murati për investimet kapitale: Manipulim i paskrupullt

Prishtinë | 31 Mar 2024 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili foli për nivel të paparë të investimeve kapitale. Ekonomisti i PDK-së publikoi një tjetër grafik nga ai i ministrit.

“Ta paraqitësh nivelin e investimeve kapitale të vitit 2023 si sukses historik është një manipulim i paskrupullt dhe tregon për nevojën dëshpëruese të kësaj qeverie për të gjetur ndonjë rezultat që mund t’ia shesin publikut si pozitiv. Fatkeqësisht për Kosovën, rezultate të vërteta pozitive nuk po mund të gjejnë, sepse nuk e kanë asnjë!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme