PDK: Inkurajojmë Qeverinë për marrëveshje me njohje reciproke

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media kanë treguar për pjesëmarrjen në takimin e sotëm në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë ku është diskutuar për Asociacionin.

Në komunikatë thuhet që PDK vlerëson lartë angazhimin e SHBA-së në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Sa i përket dialogut thonë se PDK në vazhdimësi ka dhënë përkrahje dhe ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative me njohjen reciproke në qendër.

“Partia Demokratike e Kosovës do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës”, theksohet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës sot i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për takim të përbashkët me përfaqësues të Qeverisë, partive politike dhe shoqërisë civile.

PDK vlerëson lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.

Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente.

Rrjedhmisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër.

Partia Demokratike e Kosovës do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme