PDK-ja bëri homazhe në Kuvend, në nderim të ish-kryeministrit Bujar Bukoshi

Prishtinë | 12 Qer 2025 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës bëri homazhe në nderim të ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Bukoshi ishte një mendje e shquar politike dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

“Do ta ruajmë kujtimin për të. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Një njeri me mendje të shquar politike që ishte gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Do ta ruajmë kujtimin për të. Edhe sot edhe një herë shpreh ngushëllimin më të sinqertë familjes, miqve, bashkëpuntorëve të tij”, tha Krasniqi.

Të ngjashme