Zgjedhjet lokale në nivel të vendit do të mbahen gjatë vjeshtës së këtij viti.
Partitë politike tashmë kanë nisur që të përcaktohen për kandidatët e mundshëm për kryetar të komunave.
Burimet e Telegrafit thonë se dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren tashmë ka dy propozine konkrete për kryetar të Komunës.
I pari është kryesuesi i Kuvendit komunal dhe sekretar organizativ i degës, Kujtim Gashi, shkruan Telegrafi.
Si alternativë tjetër është Hasan Hasani, ish-drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren dhe nënkryetar i Degës së PDK-së.
Kujtojmë se qytetin e Prizrenit e udhëheq PDK-ja që nga viti 2007 ndërsa ky është mandati i fundit si kryetar i Ramdan Mujës.