PDK-ja feston ditëlindjen e Kadri Veselit

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës po e feston ditëlindjen e 54-të të ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në festë të pranishëm ishin: kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, deputetja Blerta Deliu-Kodra, deputeti Elmi Reçica dhe familjarë të Kadri Veselit, e shumë të tjerë që ishin të ftuar.

Po ashtu në këtë festë u pre edhe torta nga i pari në detyrë i Partisë Demokratike dhe djali i Veselit.

Aktualisht ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës po mbahet në paraburgim në Hagë si i akuzuar për krime të luftës.

Të ngjashme