Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran, raporton Ekonomia Online. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se Qeveria përmes këtij ligji po orvatet të vendosë një superstrukturë për të krijuar pabarazi dhe për të hapur linja tjera të kontrollit mbi asetet publike.
“Nga sot po e fillojmë një proces juridik, për ndërprerjen e hyrjes në fuqi të një ligji të dëmshme për ekonominë e vendit tonë, ky ligj në realitet suprimon ligjin për shoqërinë tregtare ligjin për ndërmarrje publike, ligjin për AKP-në, ligjin për pronën publike, ligjin për prokurimin publikë, ligjin për auditmin financiar ligjin e punës, dhe ligjin e Trepçës, një ligj që suprimon dhjetëra ligje lenë më mjera punëtorë pa asnjë kujdese ligjore, lenë nën mëshirën e një ekipi menaxhues të Fondit Sovran që mbi bazën e rregullores të parapara do të rregullojë fatin e mjera punëtoreve të industrisë së rendë, të Trepçës të KEK-ut, të Postës të Telekomit, të hekurudhave, të AKP-së supremi i këtyre ligjeve bije ndesh më parimet e ekonomisë së tregut të lirë, më sociale dhe sindikale, bije ndesh më gjithë atë që quhet ekonomi e Kosovës”.
“…sot po fillojmë këtë proces juridik dhe jemi të bindur që do të duhej të kthehej apo suprimohej ky ligj tashmë i miratuar në kuvend dhe t’i kthehemi normalitetit ekonomikë të vendit, dështimet ekonomike që kanë arritur në këto tri vite në këto ndërmarrje tash përgjatë të vendos një super strukturë menaxhuese për të krijuar pa barazi dhe për të hapur linja tjera të kontrollit mbi këto asete”.
Ndërsa, avokati Faton Fetahu tha se deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së qysh në fillim kanë paralajmëruar se një nismë e tillë është jokushtetuese, pasi disa ndërmarrje do t’i nënshtrohen kësaj ndërmarrje, duke krijuar kështu pabarazi juridike dhe ekonomike.
“Në Gjykatën Kushtetuese bëmë kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë për ligjin e fondit sovran, ligji për fondin sovranë në mënyrë shprehimore në dispozitën e nenit 65 i suspendon i suprimon disa ligje shumë të rëndësishme, në sot po e fillojmë një betejë kushtetuese, dhe patjetër që do ta ndjekim më rastin e komenteve përgjigjemi në to deri në vendimin final, i cili shpresojë dhe besojë që do të jetë i favorshëm për të parandaluar një nismë të tillë kaq të rrezikshme”.
“…në faktin e dërgimit të ligjit në Gjykatën kushtetuese, pezullohet, zbatimi i tij ose hyrja e tij në praktik përkatësisht dekretimi i tij nga ana e Presidentes, dhe më faktin e pezullimit të hyrjes në fuqi hapët rruga për të argumentuar palët e përfshira në këtë proces, së është apo nuk është ky ligj në pikëpamjen Kushtetuese, ky ligj të shpallët jo kushtetuese, sepse kemi afruar në 30 faqe argumente në gjykatën kushtetuese dhe në 10 fakte të tjera”.
Ky Ligj u miratua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, me votat e deputetëve të partisë në pushtet. Edhe LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë Ligj me pretendimet se “Qeveria Kurti po dëshiron të krijojë një super-ndërmarrje të kontrolluar shtetërore”.
Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.
Sipas Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.
LEXONI EDHE: