Ky është 46-vjeçari që sulmoi futbollistin Belgin Jashari

Prishtinë | 26 Pri 2025 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Një rast tronditës ka ndodhur së fundmi në Obiliq, ku futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e personit që sulmoi brutalisht Jasharin pas përfundimit të ndeshjes në Obiliq, një akt që ka tronditur opinionin publik dhe sportdashësit në gjithë vendin.I dyshuari është Januz Faniqi, rreth 46-vjeçar , i cili pa asnjë shkak të justifikueshëm, e sulmoi fizikisht futbollistin në fushën sportive, në prani të shumë dëshmitarëve.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për 48 orës.Ky incident ka ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik dhe nga krerët institucionalë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, e cila sulmin e quajti “të papranueshëm 

Të ngjashme