PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja e lëshojnë seancën e Kuvendit

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Opozita doli nga Kuvendi pasi rezoluta e përbashkët e tyre kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike dështoi të miratohet.

Në vendim morën pjesë vetëm 30 deputetë, ndërsa shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se aktualisht nuk ka çështje më të rëndësishme për diskutim.

Duket se njësoj menduar edhe LDK-ja e AAK-ja, deputetët e të cilave vepruan njësoj, duke dalë nga Kuvendi.

Të ngjashme