PDK-ja mban kuvende zgjedhore në Belgjikë, me synim shtrirjen dhe organizimin kudo që jetojnë mërgimtarët

Prishtinë | 17 Mar 2024 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur këtë vikend dy kuvende zgjedhore në Bruksel dhe Namur të Belgjikës, për të vazhduar me shtrirjen dhe organizimin kudo që jetojnë mërgimtarët.

Nga Kryesia Qendrore, u tha se të pranishëm në këto kuvende zgjedhore ishin Zenun Pajaziti dhe Betim Gjoshi. Po ashtu, në këto kuvende zgjedhore morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Belgjikë në krye me kryetarin e këshillit Jetlir Llugani.

Sekretari i PDK-së për Organizim dhe Zgjedhje, Betim Gjoshi, tha se rikthimi në secilin qytet ku jetojnë shqiptarët në mërgatë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe organizimit të Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka dëshmuar se është në shërbim të secilit qytetarë kudo që ata jetojnë.

Anëtarët e kuvendit zgjedhor në Bruksel kanë zgjedhur për kryetar Fatmir Rredhakun, ndërsa në qytetin e Namurit kryetar është zgjedhur Kujtim Bacaj.

Të ngjashme