Bashmir Xhemaj, zyrtar për komunikim në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mohuar se partia ku bën pjesë do të futet në Qeverinë Hoti.
Xhemaj përmes një postimi në Facebook i ka quajtur gënjeshtra lajmet se do PDK-ja do të zëvendësojë AAK-në në Qeveri, parti që ka paralajmëruar largimin në rast të një marrëveshje në Uashington, që cenon interesat e Kosovës.
“Është gënjeshtër lajmi se PDK-ja do të futet në qeveri dhe do ta zëvendësojë AAK-në”, ka thënë Xhemaj.