Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Prishtinë, ka prezantuar kandidatët për deputetë, raporton Ekonomia Online.
Prezantimi është bërë në Sallën e Kuqe të Pallatit ët Rinisë në Prishtinë para qindra simpatizantëve të kësaj partie.
Pretendentët e degës së PDK-së në Prishtinë për deputetë janë: Eliza Hoxha, Migjen Kelmendi, Dhurata Hoxha, Abelard Tahiri, Uran Ismaili, Memli Krasniqi, Shqiptar Demaçi, Ariana Musliu -Shoshi, Merita Makolli dhe Migjen Shala.
Fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet mbahen më 6 tetor.
Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë rreth 6 milionë euro. Në zgjedhjet e 6 tetorit sipas listës preliminare të drejtë vote kanë 1 972 466 votues.
Kurse 33 791 emra janë larguar nga lista votuese pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.