Lëvizja për Drejtësi iu bashkua garës zgjedhore në një listë me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Kandidati për kryeminstër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, tha se me LD-në i bashkon vendosshmëria për rimëkëmbje kombëtare. “Neve na bashkojnë vlerat ideologjike e fetare. Na bashkon vendosshmëria e rimëkëmbjes kombëtare. Lëvizja për Drejtësi ka qenë në anën […]
PDK-ja nënshkruan marrëveshje me Lëvizjen për Drejtësi, në zgjedhje me listë të përbashkët

Lëvizja për Drejtësi iu bashkua garës zgjedhore në një listë me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kandidati për kryeminstër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, tha se me LD-në i bashkon vendosshmëria për rimëkëmbje kombëtare.
“Neve na bashkojnë vlerat ideologjike e fetare. Na bashkon vendosshmëria e rimëkëmbjes kombëtare. Lëvizja për Drejtësi ka qenë në anën e drejtë gjithmonë. I uroj Sylejman Qerkezit mirëseardhje dhe e siguroj për bashkëpunim për ndryshim e rimëkëmbje të Kosovës”, tha ai.
Sylejman Qerkezi nga Lëvizja për Drejtësi tha se Kosova ka nevojë për një kuadro që u bënë zgjidhje problemeve që përballen qytetarët, dhe siç thotë ai, PDK-ja e ka dëshmuar që mund ta bëjë këtë.
“Nënshkruam një marrëveshje të një udëtimi të gjatë. Jemi dy subjekte të djathta që mbështetemi në vlera kombëtare, familjare e fetare. Kosova ka nevojë për burrështetas. Nuk kemi nevojë të bëjmë ekperimete me Qeveri që s’po shkon mandati deri në fund. Ende ka nevojë për burra që kanë vizion e objektiv të caktuar”, tha Qerkezi.
“PDK-ja ishte ajo që pranoi rezultatin e humbjes dhe ruajti me pjekurin. Pranoi aleternativën për zgjidhjen e problemit të pandemisë e cila 7 herë u desh të rikehthet në Kuvend. Kemi nevojë për një rimëkëmbje e të zgjedhim kuadro që dijnë të kryejnë detyra të mëdha, që PDK-ja i ka dëshmuar me kohë”, u shpreh ai.
“Është koha e rimëkëmbjes dhe ftoj spektrin që të bashkohen me rimëkëmbjen se i kemi borxh Kosovës”, tha Qerkezi.












