Grupi i Këshilltarëve Komunalë të PDK-së në Prishtinë kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje me zhvillimet e fundit në Komunën e Prishtinës.
Asamblis ja e PDK-së, Kumrie Shabani, tha se janë të shqetësuar me zhvillimet e fundit në komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
“Publikimi i përgjimeve të zyrtarëve të lartë të VV-së të cilët janë përfshirë në një aferë pazaresh me pronën komunale, tregon nëse miri se si ka vepruar kjo parti dhe qeverisja e kaluar komunale me Prishtinën”.
Ajo deklaroi se anulimi i konkursit për dhënie me qira të lokaleve afër Katedrales në Prishtinë, siç tha, për shkak se dy militantë të VV-së nuk kanë përfituar nga ky konkurs, tregon qartë Ndërmarrjen Publike Banesore dhe institucionet tjera janë manipuluar.
“Anulimi i konkursit për dhënie me qira të lokaleve afër Katedrales në Prishtinë, për shkak se dy militantë të VV-së nuk kanë përfituar nga ky konkurs, tregon qartë se jo vetëm Ndërmarrjen Publike Banesore, por dhe në të gjitha institucionet e komunës së Prishtinës është manipuluar në mënyra të ngjashme, duke i rehatuar militantët partiake dhe duke u dhënë tenderë bizneseve mbështetëse të partisë Vetëvendosje”.
“Protagonisti Liridon Latifi, në audio-incizim thotë se konkursi duhet të rrëzohet dhe t’u rriten pikët këtyre dy aplikuesve që përmenden si financues dhe mbështetës të Vetëvendosjes.
Keqpërdorimi i zyrtarëve të VV-së me pushtetin eliminoi 190 biznese që kishin aplikuar për marrjen eme qira të lokaleve të komunë së Prishtinës në lagjen “Pejton”.
PDK u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të zhvillojnë hetime dhe keqpërdoruesit të dalin para drejtësisë.
Këshilltarët komunal kërkuan nga kryetari Shpend Ahmeti që në seancën e radhë të Kuvendit Komunal të përgjigjet për situatën e krijuar.
“Kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësisë që të zhvillojnë hetime dhe keqpërdoruesit e pozitave zyrtare që janë brenda institucioneve të komunës së Prishtinës të vihen para drejtësisë. Kërkojmë edhe nga kryetari Shpend Ahmeti që të vijë në seancën e radhë dhe të përgjigjet për situatën si dhe të sillet me përgjegjësi vendimmarrëse për qindra probleme të qytetarëve”.
Asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri, tha se nuk janë parti bllokuese dhe se kanë votuar shkarkimin e aksionarit të ndërmarrjes në mënyrë që ky problem të zgjidhet.
“Jemi dëshmitarë të një lufte mes VV-së dh PSD-së në Kuvendin Komunal, akuza e kundër-akuza, shantazhe e denigrime kundër njëra tjetrës. Ky mandat s’do të jetë si i kaluari që kryetari të linçojë PDK-në. Kemi votuar shkarkimin e aksionarit të ndërmarrjes për te zgjidhur këtë problem, dhe ka qëlluar të jetë i Shpend Ahmetit. Ne nuk jemi parti bllokuese, s’jemi ne koalicion as me LDK e as VV. Shpend Ahmei duhet e këtë të qarte se s’mund të liçojnë kinse PDK është në koalicion me parti tjetër. I bëjmë ftesë të vijë sa më parë në seancë, të mos ikë dhe te mos neglizhojë. Ai vetëm në një seancë, pse nuk vjen në mbledhjet e Kuvendit Komunal”.