Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Kryetares së Kuvendit që të thërrasë me urgjencë seancën plenare për përmbylljen e miratimit të ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe historinë. Sot, institucionet dhe përfaqësuesit politikë kanë përgjegjësi të veprojnë pa vonesë. “Ky moment kërkon vendimmarrje në interes të shtetit dhe përmbushje të detyrimeve ndaj përpjekjeve […]
PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Kryetares së Kuvendit që të thërrasë me urgjencë seancën plenare për përmbylljen e miratimit të ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe historinë.
Sot, institucionet dhe përfaqësuesit politikë kanë përgjegjësi të veprojnë pa vonesë.
“Ky moment kërkon vendimmarrje në interes të shtetit dhe përmbushje të detyrimeve ndaj përpjekjeve të popullit tonë për liri”, thuhet në njoftim.











