PDK konferencë te Kushtetuesja, pritet ta dërgojë Ligjin për Zyrtarët Publikë

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 07:32 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, raporton Express.

Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 11:00.

“Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë të premten (nesër) Konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Para një jave, Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, paralajmëroi se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Të ngjashme