Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, po marrin pjesë në takimin e Këshillit të ALDE që po mbahet këtë fundjavë në Vilnius të Lithuanisë, thuhet në njoftimi e kësaj partie.
Dy javë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, partitë anëtare të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), po diskutojnë për lidershipin e ardhshëm të institucioneve të Bashkimit Evropoan, me fokus të veçantë për pozitën e Kryeministres Kaja Kallas, e cila pritet të jetë Përfaqësuese e Lartë për politikë të jashtme të BE-së.
Gjithashtu, delegatët e Këshillit të ALDE kanë mirëpritur edhe vendimin për emerimin e Mark Rutte në krye të NATO-s. Të dy këta vijnë nga familja politike e ALDE.
Gjatë qëndrimit në Vilnius, delegacioni i PDK-së ka zhvilluar takime me lidershipin e ALDE dhe partive anëtare për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të Kosovës, me fokus të veçantë në Këshillin e Evropës dhe statusin kandidat në BE.
PDK është anëtare me të drejta të plota në ALDE.