PDK: Mytaher Haskuka bëri pazare me operatorin ekonomik në Prizren

Prizren | 25 Sht 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, pas pranimit të rendit të ditës për seancën e sotme, janë njoftuar se në rend dite, është edhe propozim-vendimi, për dhënien me koncesion të pronës publike komunale, ndaj një operatori ekonomik.

Këtij vendimi i ka paraprirë vizita e liderit të VV-së Albin Kurti, i cili me datë: 14.09.2019, ishte në Prizren, tek një operator ekonomik, të cilët u dakorduan që sot me datë: 25.09.2019, të hyj në rend dite propozimi për koncesionimin e pronës publike me operatorin, dhe dhënia e “të drejtës’’ Mytaher Haskukës, të bëjë pazar me operatorin, me qëllim që të krijojë favore, për afera korruptive të udhëheqësve nga niveli qendror në bashkëpunim me nivelin lokal.

Dega e PDK-së në Prizren, bashkë me grupin e ekspertëve, ka konstatuar, se ky propozim-vendim, nuk ka bazë juridike, por në vete përmban veti korruptive dhe realizim të interesave të grupeve kriminale brenda VV-së. Është fat i keq, që qyteti i Prizrenit, qe dy vite, nuk ka një kryetar, që i realizon interesat e qytetarëve, për çka është zgjedhur, por i nënshtrohet fuqive madhore të urdhërdhënësve, të cilët e kanë zgjedhur për t’i shërbyer, në dëm të qytetarëve.

Propozim-vendimi i Mytës, bazë juridike, e ka kërkesën e oligarkut, ligjin për partneritet publiko-privat, ligjin mbi koncesionet, pa e specifikuar dispozitën juridike të këtyre dy ligjeve, dhe ligjin mbi dhënien në shfrytëzim të pronës publike komunale. Që të tre ligjet e përmendura
në preambulë të këtij propozim-vendimi, nuk e kanë një ndërlidhshmëri të dispozitave, që e rregullojnë materien në fjalë, dhe ne si parti, na len me kuptu, se ky përshkrim i ligjeve, është bërë me qëllim për të mjegulluar interesin, që fshehet pas këtij propozim-vendimi, me objektiva të bazuara korruptive.

Ligji mbi dhënien në shfrytëzim të pronës publike komunale, si kriter të domosdoshëm, e ka arsyshmërinë mbi interesin publik apo përfitimin ekonomik të komunës. Në këtë propozim-vendim, në asnjë rrethanë, nuk është përmendur interesi publik, por mbi të gjitha i shkel parimet
bazë, duke cenuar konkurencën e lirë, që është e përcaktuar me nenin 15 dhe 16 të po këtij ligji, ku përmes mbylljes së konkurencës, i jep hapësirë vetes, për të bërë pazare me pronën publike, sikur të ishte prona e tij private.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, duke i parë veprimet kriminale, të njëpasnjëshme të Mytaher Haskukës, ditëve në vijim, do të përgadisë disa kallëzime penale, me qëllimin e vetëm, qe të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të qytetit të Prizrenit.

Të ngjashme