Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë ka nisur ristrukturimin. Sot janë mbajtur zgjedhjet në Dodonë dhe Kolovicën 1.
Lajmin e ka bërë të ditur Uran Ismaili.
“PDK në Prishtinë po ringjallet si platforma e vetme ndaj kërkesave të qytetarëve për ndryshim të status-quosë disavjeçare të kryeqytetit. Në çdo lagje e në çdo shtëpi shihet dëshira për angazhim dhe aktivizëm”, ka shkruar ai, në faqen e tij në Facebook.
“Do të angazhohemi për pjesëmarrje dhe kontribut të çdo qytetari që bashkë ta përmiresojmë kryeqytetin tonë”, ka Ismaili.