Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren,shfaq shqetësimin për qasjen joserioze dhe eksperimentimet e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka ndaj arsimit në Prizren.
Këtë më së miri e dëshmon emërimi i drejtoreshëssë re të DKA-së, ku në krye të saj sillet një njeri pa kurrfarë përvoje në këtë fushë.Për më keq, kjo po ndodh në kohën kur arsimi prizrenas, për shkak të keqqeverisjes në dy vitet e fundit është degraduar dhe ndodhet në gjendjen më të keqe, që nga paslufta.
Tash kur Drejtoria e Arsimit po vlon nga problemet e krijuara për shkak të mungesës së profesionalizmit dhe ndikimit partiak, kur shkollat e kanë nisur vitin shkollor me mungesa të theksuara të personelit, dhe pas anulimit të përzgjedhjes së fundit nga Haskuka, në krye të Arsimit emërohet dikush, që e kavështirë t’a ketë haberin se nga t’ia fillojë lëmshit të punëve.
PDK ka besuar se shkarkimi i drejtorit të Arsimit, të dytit brenda tre muajsh, i ka dhënëleksion kryetarit Haskuka, për gjetjen e një kuadri të dëshmuar e profesional, në mënyrë që t’a rikthejë në normalitetarsimin prizrenas, e jo që në këtë pozitë të sillet dikush krejt jashtë kësaj fushe.
Pa dashur t’a paragjykojmë drejtoreshën e re, dyshojmë se në vend të zgjidhjes, problemet në arsim do të thellohen, ndërsa e tëra shkon në dëm të fëmijëve.
PDK në Prizren edhe më parë ka paralajmëruar se emërimi i një jo profesionisti në krye të këtij sektori,mund të jetë pengesë për zhvillimin e arsimit, e Prizreni nuk ka kohë për eksperimente në sektorin më të ndjeshëm, aq më tepër tash në fillim të vitit shkollor, kur duhet zhdërvjelltësi për start të mirë.
Të gjitha këto janë dëshmi për shkallën e degradimit tëarsimit, të sjellë nga qeverisja e Mytaher Haskukës.