Deri më tani koalicioni PDK-AAK-Nisma ka arritur të sigurojë 35% votave, duke u bazuar nga të dhënat e KQZ-së.
Sipas këtij rezultati del se PDK-ja ka pasur vota në vitin 2014 vetëm gati sa krejt koalicioni i këtyre zgjedhjeve.
Nga të dhënat në KQZ del se PDK së bashku me partnerët e atëhershëm Partinë e Drejtësisë dhe Lëvizjen për Bashkim, kishte 30.38% të votave.
Pra vetëm pesë për qind më pak se koalicioni PAN.
AAK në ato zgjedhje kishte rreth 9%, kurse Nisma për Kosovën 5.15%.