PDK: Punëtorët e Kompanisë Publike “Eco – Higjiena”, në mëshirën e fatit

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 13:42 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka akuzuruar drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik në këtë komunë, për sic kanë thënë neglizhencën e cila shihet si pengesë për zhvillimin e Kompanisë Eco – Higjiena.

PDK e Gjilanit në një komunikatë për media pohon se tani e dy muaj tenderi për Shërbime Publike nga ana e Komunës së Gjilanit, gjegjësisht kontrata për mirëmbajtjen e hapësirave publike, mbetet e pa nënshkruar.

“Siç dihet, këtë kontratë deri më tani e ka pas Kompania “Eco – Higjiena”, për të cilën, shërbimet i kanë kryer mbi 35 punëtorë. Mos interesimi dhe inferioriteti i Komunës ka shkuar aq larg sa që zyrtarët e saj as që qajnë hallin për fatin e kësaj kontrate apo këtyre punëtorëve. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon me neglizhencë e cila shihet se është pengesë për zhvillimin e Kompanisë Eco – Higjiena, e lëre më të mbrojë interesin e punëtorëve në këtë ndërmarrje. Zyrtarët komunal, nuk është që s’kanë interesa, sepse kur vie në shprehje çështja e punësimeve të familjarëve të tyre, apo mos të flasim për interesa tjera të përfitimeve ekonomike që kanë në këtë ndërmarrje”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Duke e parë gjithë këtë gjendje rreth fatit të mbi 35 punëtorëve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kërkon llogaridhënie nga Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Bordi i Drejtoreve nga pjesa Publike, për siç thuhet gjendjen e krijuar dhe paaftësi totale të tyre për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe kompanisë në përgjithësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme