Sot, në Ferizaj, u mbajt Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike, ku morën pjesë, zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, deputeti Elmi Reçica, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, drejtues lokal të PDK-së dhe Rinisë Demokratike.
Pas raportit të punës, gjatë mandatit të deritashëm të Rinisë Demokratike në Ferizaj, ku u vunë në dukje të arriturat në këtë qytet, me mbi 250 aktivitete rinore, fushata sensibilzuese, me mbi 1200 të rinj në Rininë Demokratike të anëtarësuar si dhe takimet tjera të rëndësishme për rininë.
Në veçanti duhet theksuar përkushtimin rinor pas publikimit të Dekadës së Re, u rikonfirmua dhe sot dëshmohet uniteti dhe gatishmëria e fuqizimit të mëtejmë të rinisë, në komunën e Ferizajt, theksoi Elbasan Osmani, nënkryetar i Rinisë Demokratike në Ferizaj.
Kryetari i komunës, Agim Aliu theksoi se fuqia e PDK-së është rinia e saj, e cila edhe në të kaluarën fuqizoi ardhjen e qeverisjes së përgjegjshme në favor të qytetarëve.
“I përulemi angazhimit të rinisë ferizajase dhe Rinisë Demokratike e cila me përkushtim po çon përpara idetë dhe synimet e PDK-së”, theksoi kryetari Aliu, duke shtuar të arriturat e rinisë demokratike që nga fillimi i krijimit të PDK, dekadën e fundit që nga shpallja e pavarësisë duke shprehur respekt të thellë për të gjitha gjeneratat kontribuuese për liri, ushtarët e UÇK-së, me dekadat e çlirimit, lirisë dhe pavarësisë.
Po hyjmë në dekadën e inovacionit, digjitalizimit dhe sukseseve tjera të rinisë tonë, në Dekadën e re, për këtë jemi krenar, për angazhimin tonë për Ferizajn për të ardhmen e tij, punoni të vendosur për ta dashur vendin tuaj, sepse keni mbështetjen e plotë të PDK-së, theksoi Z. Aliu, duke përgëzuar djemtë e vajzat më të mira të Ferizajt me përkushtimin për të ardhmen e qytetit të ri dhe Kosovës.
Deputeti Elmi Reçica në fjalën e tij, theksoi se përballja me sfidat është vlera e Rinisë Demokratike jo vetëm në Ferizaj, por edhe në nivel vendi, sepse bartim traditën më të ndritur të altruizmit dhe sakrificës, dijes dhe vullnetit për qytetarin dhe atdheun tonë, andaj, theksoi ai, ju përgëzoj për të arriturat tuaja dhe vendosmërinë për të çuar përpara me Dekadën e re të gjitha interesat tuaja, me fokus interesat e rinisë, qëllimet dhe idetë tuaja progresive në Ferizaj dhe më gjerë.
Reçica i ftoi të rinjtë, të jenë pjesë e proceseve madhore jo vetëm në komunë por edhe më gjerë, për të ardhmen e rinisë, qytetit dhe shtetin e Kosovës, duke ftuar të rinjtë të përzgjedhin më të mirët për t’i pri rinisë, ngase në PDK, rinia është në fokus të zhvillimit të Dekadës së Re.
Ndërsa zëvendës kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përshëndeti në emër të Kryetarit Veseli, duke theksuar rëndësinë e procesit zgjedhor në tërë Kosovën për Rininë Demokratike. Ai theksoi rëndësinë e aktivizmit rinor, punën e deritashme si dhe angazhimin për Dekadën e Re, platformën më të suksesshme për rininë.
Hoxhaj shprehu mirënjohjen për kryesinë e rinisë në Ferizaj dhe aktivistët e palodhshëm të saj, duke vënë në pah të arriturat në këtë qytet, synimet e PDK-së si parti eoptimizmit, shpresës dhe rezultateve për Ferizajn dhe Kosovën me Dekadën e Re.