Ekonomia Online
FUNDIT

PDK shpreh shqetësim për votimet në veri, VV dhe Lista Serbe po tregtojnë vota

PDK shpreh shqetësim për votimet në veri, VV dhe Lista Serbe po tregtojnë vota

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Mitrovicës Veriore, Gonxhe Çaushi, ka thënë në një konferencë për shtyp se VV dhe Lista Serbe në këtë komunë po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për rritjen e votave. Çaushi tha se kanë informacione rreth kësaj. “Duam të shprehim disa shqetësime sa i përket sjelljes së partive tjera […]

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Mitrovicës Veriore, Gonxhe Çaushi, ka thënë në një konferencë për shtyp se VV dhe Lista Serbe në këtë komunë po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për rritjen e votave.

Çaushi tha se kanë informacione rreth kësaj.

“Duam të shprehim disa shqetësime sa i përket sjelljes së partive tjera politike. Kemi marrë informacione shqetësuese se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në disa qendra të votimit është duke tentuar të manipulojë procesin e votimit, përmes rritjes së votave të Listës Serbe, si pjesëmarrje, e që i duhet si formë demonstrimi Serbisë, gjersa në kundër-shpërblim, marrjen e disa votave për VV-në që të paraqiten si më të votuarit”.

“Pra, po flasim për një ‘tregtim votash’ me Listën Serbe, LVV-në dhe LDK-në. Këto shqetësime i kemi marrë nga Lagja e Boshnjakëve por edhe disa lagje të tjera ku ka numër të madh të votuesve, për çka edhe do të japim detaje më vonë”.

“Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e komunave veriore që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”.

Të ngjashme