PDK thërret seancë për dialogun – Kurti duhet të raportojë në Kuvend, jo në Twitter as restorante

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Kryesisë së Kuvendit për caktimin e një seancë të hënën që vjen, për të diskutuar rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Seanca do të ketë një pikë të rendit të ditës: “debat parlamentar për zhvillimet ne dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ka konfirmuar kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Ai thotë se kanë kërkuar edhe zyrtarisht një seancë plenare të veçantë, në mënyrë që me kryeministrin Kurti të debatojmë hapur për të gjitha temat e çështjet rreth zhvillimeve të ndërlidhura me dialogun Kosovë-Serbi.

“Qëllimet e shtetit tonë në dialog me Serbinë janë të njohura. Angazhimi për arritjen e këtyre qëllimeve është përgjegjësi nga e cila nuk mund të shmanget askush. Ushtrimi i kësaj përgjegjësie nuk mund të bëhet në mënyrë të fshehtë, as nëpër restorante, e as me postime në twitter, por përmes transparencës së plotë përballë qytetarëve e përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi, në faqen e tij në Facebook.

Të ngjashme