PDK cakton 14 majin, ditën për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor në Zvicër

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) njofton se pas disa muajsh angazhimi për themelimin e nëndegëve në kantonet ku jetojnë shqiptarët, tani ka vendosur që më 14 maj të mbajë Kuvendin Zgjedhor për Degën e PDK-së për Zvicër.

Për organizimin e këtij Kuvendit Zgjedhor, shefi i Departamentit të Diasporës në PDK, deputeti Elmi Reçica ka mbledhur këtë të diel në Fribourg të Zvicrës kryetarët e nëndegëve nga të gjitha kantonet.

Kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Zvicër e kanë zgjedhur sot edhe Këshillin për organizimin e Kuvendit Zgjedhor i cili do të udhëhiqet nga deputeti Elmi Reçica i cili është marrë nga fillimi me riorganizimin e strukturave të PDK-së në diasporë.

Reçica ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me 14 maj PDK-ja do të konsolidojë plotësisht strujturat e saj përfaqësuese në shtetin mik të Zvicrës.

“Puna, përkushtimi dhe angazhimi i të gjitha strukturave të partisë për riorganizimin e PDK-së në Zvicër, po konkretizohet me themelimin e Degës së PDK-së në Zvicër, të cilës do t’i bashkohen një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, intelektualë të shquar, veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, të rinj e të reja, biznesmenë të suksesshëm. Së bashku do të punojmë për fuqizimin e mëtutjeshëm të PDK-së në Diasporë si dhe për rikthimin e saj në krye të shtetit, për të ia kthyer Kosovës dinjitetin dhe qeverisjen e mirë!”, ka thënë Reçica.

PDK vazhdon organizimin në Zvicër – themelon nëndegë në Kantonin Schwyz

Partia Demokratike e Kosovës1 (PDK) ka njoftuar se po vazhdon organizimin e aktiviteteve të saj në Zvicër, kudo ku jeton mërgata shqiptare.

Udhëheqësi i Departamentit të Diasporës në PDK, deputeti Elmi Reçica ka ndjekur nga afër mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës për Kantonin e Schwyz, ku kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Esat Saqipi, si dhe kryesia e nëndegës dhe delegatët për Kuvendin e degës.

“Në këtë takim të pranishëm ishin veprimtarë, intelektualë dhe aktivistë të devotshëm të PDK-së, të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar e mbështetur Kosovën dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Së bashku ne do të punojmë që në vazhdimësi ta shtrijmë dhe fuqizojmë PDK-në në Diasporë!”, ka thënë Reçica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme