Peci: Do punojmë për ndalimin e abuzimit me pronat shtetërore dhe për të ndërtuar institucione të ndershme dhe transparente

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Minsitri i bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rikthimin e tokës në pronësi të shtetit.
Peci ka thënë se Dorëzimi para korrupsionit dhe abuzimit me pronën shoqërore nuk është opsion.

“Nuk do të heq dorë nga guximi për angazhim deri në rikthim të pronës në Ulpianë, pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës, si dhe atë në të cilën operatori ekonomik “Patroni” po vepron pa kontratë, pasi që ndërtimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë është kusht për qasjen në mekanizmat financiarë të para-anëtarësimit IPARD dhe domosdoshmëri për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.
Unë dhe ekipi im do vazhdojmë të punojmë për ta ndaluar abuzimin me pronat shtetërore dhe për të ndërtuar institucione të ndershme dhe transparente”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme