Peci e dënon kampanjën kundër gjyqtarëve të Kushtetueses

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori Lulzim Peci e ka dënuar kampanjën për denigrimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas vendimit të i cili e vlerëson anti-kushtetuese masat e marra nga Qeveria për kufizimin e lirisë së lëvizjes, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së Cornavirusit.

Ai ka thënë se kampanja kundër vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, përmes denigrimit të anëtarëve të saj, është e papresedan. “Me këtë kampanjë tentohet të vihet në pyetje legaliteti i këtij vendimi duke e denigruar legjitimitetin e Gjykatës. Secili prej neve mund të kemi mendime të ndryshme për njëri-tjetrin, por vendimet e gjykatave duhet të respektohen, na pëlqyen apo jo ato vendime”, ka shkruar Peci në Facebook.

“Ai ka thënë se ata që sot po e bëjnë kampanjën kundër gjyqtarëve të Kushtetueses janë të njëjtit qësillen ndryshe kur ata marrin vendime që u pëlqejnë. “Me këtë rast më duhet të them, se juve që tani jeni duke bërë kampanjë, kur ju pëlqejne vendimet e Gjykatës, silleni krejte ndryshe dhe i sulmoni kundërshtaret e juaj politik në emër të atyre vendimeve, ndërsa kur nuk ju pëlqejnë gjuani gurë dhe dru në të. Kjo nuk tregon as më shumë dhe as më pak, përpos se çfarë niveli të hipokrizisë keni kur viheni në shërbim të tifozerisë politike. Por, kam një lutje, edhe nëse gjuani gurë dhe dru, bile mos gënjeni”, ka shkruar Peci.

Të ngjashme