Peci: Këtë viti do t’i mbështesim bujqit me 50 milionë €, borxhet ishin 40 milionë €

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 11:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka bër dhpalljen e Programit të Pagesave Direkte për fermerët në vlerë prej 50 milionë euro, për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Këtë ministri Peci e bëri të ditur në një konferencë për medie.

Ai tha se si ministri janë ballafaquar me 40 milionë euro obligime ndaj fermerëve, por që kjo nuk i ka ndaluar edhe shpalljen për këtë vit.

Tutje ka shtuar se programi e rrit shifrën në 50 milionë euro, e që është mbështetja më e madhe ndonjëherë që ka ndodhur për fermerët.

“Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është ballafaquar me 40 milionë euro obligime ndaj fermerëve e përkundër kësaj, kemi krijuar kushte për shpalljen e programit. I ftoj të gjithë fermerët që të aplikojnë nga dita e mërkurë kur edhe do të hyjnë në fuqi Udhëzimi Administrativ për Programin e Pagesave Ditekte për vitin 2021”.

“Programi në fjalë e rrit shifrën në 50 milionë euro vetëm për këtë vit fiskal, e që është përkrahja më e madhe ndonjëherë për fermerët. Risi tjetër e programit është edhe mbulimi i Primës së Sigurimit në vlerën prej 75%”.

“Për programin e Pagesave Direkte për vitin 2021 kemi në dispozicion vlerën prej 21 milionë euro. Për secilin vreshtarë mbështetja do të ketë 1 mijë euro për hektarë në 100 hektarë”.

Të ngjashme