Peci thotë se Isa nga Boletini është fituesi i mekanizmit bujqësor me vlerë 99 mijë e 800 euro

Prishtinë | 17 Sht 2023 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se fermeri me emrin Isa nga Boletini, ka fituar një grante për mekanizëm bujqësor me vlerë 99 mijë e 800 euro.

Peci ka thënë se Isa nga Boletini është fermer i vyer dhe “mbarështon mbi 50 krerë lopë e viça dhe ka të kontraktuar edhe 50 hektarë tokë, të mbjella kryesisht me drithëra.”

“Sa herë jam në Boletin, emocionet janë të veçanta sepse edhe figurativisht përballem me thënien “guri i randë peshon n’ven të vet”!” – ka shkruar ndër të tjera ministri në Facebook.

Postimi i tij:

☀️ Mirëmëngjesi nga Boletini!

🧑‍🌾 Isa nga Boletini është përfitues i Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022 për mekanizëm bujqësor në vlerë 99.800 euro.

🟢Si fermer shumë i vyer Isa mbarështon mbi 50 krerë lopë e viça dhe ka të kontraktuar edhe 50 hektarë tokë, të mbjella kryesisht me drithëra.

Investimet në:

✔️Bistricë

✔️Boletin

✔️Çabër

✔️Vllahi

✔️Rashan

✔️Frashër

✔️Koshtovë

✔️Rahovë

✔️Tunel të parë

✔️Broboniq

Janë milionshe si asnjëherë më parë.

🏚️Sa herë jam në Boletin, emocionet janë të veçanta sepse edhe figurativisht përballem me thënien “guri i randë peshon n’ven të vet”!

Të ngjashme