Peci thotë se javën tjetër shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2024.

Kjo u bë e ditur nga Peci pas një vizite te blegtori vushtrrias, Gëzim Hajdari, për të cilin tha se është mbarështues i racës autoktone të buallicës.

“Ai ka rritur numrin e krerëve nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht. Nën-produktet e qumështit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror”.

“Gjatë javës që vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare”, tha Peci.

Të ngjashme