Peci thotë se ka gjetur në ministri abuzime flagrante të qeverive të kaluara

Prishtinë | 12 Sht 2024 | 13:05 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se një nga gjetjet më “flagrante dhe abuzive” ka qenë projekti për inventarizimin e tokave bujqësore në vlerë prej 1.4 milion euro, raporton Ekonomia Online.

Për keqpërdorime siç i ka quajtur Peci, ka suspenduar ish-drejtorin e Institutit Bujqësor, ndërsa ka thënë se ka dorëzuar dëshmi në organet e drejtësisë.

“Projekti për inventarizimin e tokave bujqësore në vlerë prej 1.4 milion euro është një ndër projektet më abuzive dhe flagrante që unë kam gjetur në Ministrinë e Bujqësisë. Në këtë projekt në bazë të gjeturave të raportit të Auditorit por edhe denoncimeve që i kemi bërë të vazhdueshme del që është një prej projekteve më abuzive të qeverive të kaluara. Si rezultat i veprimeve që kam marr unë si ministër dhe mekanizmat e drejtësisë, aktualisht ish-drejtori i Instituti Bujqësor është suspenduar dhe me aktakuzë të ngritur dhe së bashku me të edhe tre zyrtarë të tjerë për shkak të abuzimit flagrant që kanë bërë me këtë projekt”, ka thënë Peci.

Ministri Bujqësisë ka thënë se nga ardhja në krye të këtij dikasteri ka kërkuar auditim për të gjitha projektet, ndërsa ka përmendur edhe projektin e digjitalizimit të financuar nga Komisioni Evropian në vlerë prej 8 milionë euro.

“Si rrjedhojë e kësaj në vazhdën e angazhimeve tona unë kam kërkuar edhe auditim të veçantë në mënyrë që të zbardhen të gjitha rastet. Në vazhdën e angazhimeve tona për ngritjen e kapaciteteve në MBPZHR dhe Agjencive vartëse dhe IBK jemi në proces të projektit të digjitalizimit të financuar nga Komisioni Evropian, i cili do të implementohet nga GIZ-i gjerman në vlerë prej 8 milionë euro, krahas me projektin tjetër mbi 20 milionë euro që i dedikohet fushës se agro-turizmit. ZKA në auditim e Instituti Bujqësor të Kosovës në vitin 2023 ka kryer auditim dhe ka dërguar raportin e auditim të teknologjisë së informacionit, menaxhimi i të cilit ka qenë totalisht jashtë çdo standardit dhe detyrimeve ligjore dhe si rrjedhojë e saj gjendja është e sanuar dhe jemi në proces të krijimit të mekanizmave të rinj. Kjo flet për njërën nga abuzimet me të renda dhe njëkohësit për veprimin dhe demonstrimin që ne e kemi bërë si Ministri dhe Qeveri në luftim të krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

Të ngjashme