Peja dhe Ambasada Britanike me memorandum për transparencë

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, kanë nënshkruar të enjten një memorandum të mirëkuptimit për transparencë, konkretisht për formën e rekrutimit të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Stacioni i Autobusëve” në Pejë, shkruan sot Koha Ditore.

“Sot nënshkruam me ambasadorin një marrëveshje të bashkëpunimit për rekrutimin e stafit për ndërmarrjen publike ‘Stacioni i Autobusëve’. Besoj që ditët në vijim do të kryhet rekrutimi i anëtarëve të Bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje”, u shpreh kreu i kësaj komune, pas nënshkrimit të këtij memorandumi.

Nënshkrimit të këtij memorandumi i ka paraprirë kërkesa e Komunës së Pejës drejtuar kësaj ambasade për ta ndihmuar në këtë proces, më qëllim që të ndërrohet mënyra dhe kultura e rekrutimit të anëtarëve të Bordit të drejtorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme