Peja mposht Tiranën në Ligën Ballkanike

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 20:45 | Nga

Klubi i basketbollit “Peja” ka vazhduar me fitore në Ligën Ballkanike, duke mposhtur Tiranën 96:72

Skuadra e KB Pejës ka vazhduar me fitore në Ligën Ballkanike, pasi ka mposhtur Tiranën me rezultat të thellë 96:72.

Peja nga fillimi e deri në fund ishte më e mirë se skuadra shqiptare, duke treguar se këtë edicion është favoritja kryesore për titull.

Pas kësaj fitoreje, KB Peja mbetet në vendin e parë në Grupin B me 15 pikë, ndërsa Tirana në vendin e fundit me 12 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme