Peja shpreson të marrë më të mirën nga dueli me francezët

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Në klubin e volejbollit Peja pranojnë se janë larg nivelit që ka skuadra kundërshtare Ajaccio e Francës.

Siç thonë në ekipin pejan, qëndrojnë më dobët si në nivelin e përgatitjes ashtu edhe në atë financiar e organizativ. Por shpresojnë në përkrahje të madhe të shikuesve për t’i bërë ballë skuadrës që garon në një prej shteteve me volejbollin më të fortë në Evropë.

Kapiteni i kampiones së Kosovës, Pejës, Skënder Lajçi, ka premtuar maksimumin për rezultat pozitiv.

Peja të martën mbrëma (sot, 18:00) në palestrën “Karagaçi” do të presë skuadrën franceze Ajaccio, në kuadër të “CEV Cup”./Faton Polisi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme