Borxhet e qytetarëve dhe të bizneseve ndaj arkës komunale nuk janë duke u pakësuar, pavarësisht rritjes së arkëtimit të të hyrave vetjake nga viti në vit.
Kjo shumë e borxheve të larta nga personat fizikë dhe juridikë ndaj Komunës nuk ka kaluar pa u evidencuar nga auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë auditimit të pasqyrave financiare vjetore të Komunës së Pejës për vitin 2018. Auditorëve Komuna u ka prezantuar llogari të arkëtueshme në vlerë prej 17 milionë e 635 mijë e 880 euro, shkruan sot Koha Ditore.
Në kuadër të këtij borxhi të përgjithshëm janë mbi 10 milionë e 708 mijë euro borxhe për tatim në pronë, mbi 6 milionë e 391 mijë euro ngarkesa për afarizëm të biznese.